Burri nga Rahoveci ka raportuar se të shtunën rreth orës 18:30 është sulmuar fizikisht nga e bashkëshortja e tij, raporton Paparaci.
Sipas Policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është intervistuar në prezencë të QPS-së.
Po ashtu është intervistuar edhe e dyshuara, e cila ka mohuar të ketë ushtuar dhunë ndaj bashkëshortit.
“Viktima është strehuar tek familjari-vëllai i tij, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe mbrojtësi i viktimave dhe prokurori. Rasti në proces hetimor”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
