Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të pandehurin me inicialet Q.M, pasi i njejti ditën e djeshme kishte kanosur me thikë motrën e tij.
”Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizioni Penal, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 14.11.2021, në shtëpinë e tyre në Ferizaj, më qëllim të frikësimit, ka kanosur seriozisht më fjalë dëmtuarën-motrën e tij Ç.M., për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes të pandehurit me familjarët e tij, në atë mënyrë që e dëmtuara ishte kthyer nga puna, i pandehuri e kishte pyetur “Se ku ke qenë”, i njëjti në dorë kishte një mjet-thikë dhe e kanosë të dëmtuarën, me ç ‘rast tek e dëmtuara kishte shkaktuar ndjenjë e shqetësimit dhe frikës”, thuhet në kominukatën e lëshuar për medie nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.
