Të fundit

Novosti: Gjermanët po shkruajnë statutin e Asociacionit

“Fondacionit Gjerman “Friedrich Ebert Stiftung” (FES) dhe Institutit Evropian për Paqe (EIP) i është besuar detyra e hartimit të Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, për të cilin organizatat e lartpërmendura kanë punuar muajt e fundit, dhe versioni i rishikuar i të cilit, me komentet e OJQ-ve shqiptare dhe serbe nga Kosova, duhet të përfundojë në tryezën e përfaqësuesit special të BE-së për dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak”, shkruan gazeta serbe “Veçernje Novosti”.

Kjo gazetë pretendon se ka informacione nga “qarqet diplomatike”, se të martën për këtë qëllim është organizuar një takim në Beograd, në ambientet e “Aeroklub-it”, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të OJQ-ve dhe misioneve ndërkombëtare nga Kosova, si dhe diplomatët gjermanë, transmeton Paparaci.

Atyre iu prezantua drafti i statutit të ardhshëm të Asociacionit, për të cilin mund të bënin komente dhe sugjerime.

Dokumenti i përmendur, sipas “Novosti-t”, “nuk është i dedikuar për publikimin, por për t’u bërë pjesë e procesit të negociatave pas vërejtjeve që janë shprehur, pra të negociohet me qeverinë e Kosovës dhe atë serbe, e më pas të ndahet me palën e tretë, por nuk është specifikuar se me cilën”.

“Supozohet se kjo palë e tretë do të jetë Gjermania e cila është e përfshirë drejtpërdrejt në proces përmes FES-it dhe në takim u tha se Berlini zyrtar është i hapur për sugjerime”, shkruan tutje kjo gazetë pro-qeveritare serbe.

Në bazë të draft-statutit të paraqitur, disa nga përfaqësuesit e OJQ-ve, ndër të tjera, “kishin dilemë” nëse “Asociacioni është entitet juridik apo duhet të jetë organ shtetëror”. Ata thonë se në bazë të këtij drafti, “serbët do të kenë edhe më pak të drejta se ato që i jep aktualisht Kushtetuta e Kosovës”. Pjesëmarrësit serbë janë “shqetësuar” edhe për faktin se teksti thekson se gjithçka duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, dhe se Gjykata Kushtetuese tashmë ka deklaruar se Asociacioni nuk është në përputhje me aktin më të lartë juridik. Pjesëmarrësit deklaruan gjithashtu se Berlini zyrtar është i hapur për sugjerime.

Më pas, pretendon gazeta, vërejtjet e paraqitura në takim, sipas një vlerësimi objektiv, duhet të përfshihen në draftin përfundimtar të Statutit të Asociacionit, i cili do të përgatitet nga “Friedrich Ebert Stiftung” dhe Instituti Evropian për Paqe, dhe i cili përfundimisht do t’i dërgohet Lajçakut për përdorim dhe ofertë të mëtejshme palës serbe dhe asaj shqiptare në dialog./Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci