Të fundit

Buffon zgjodhi pesë portierët më të mirë në botë, një emër në veçanti befasoi publikun

Një nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave, Gianluigi Buffon, ka zgjedhur pesë portierët që ai beson se janë aktualisht më të mirët në botë.

Buffon vendosi në vend të parë portierin e Realit, Thibaut Courtois, ndoshta ashtu siç pritej, ndërsa në vendin e dytë, portierin aktual të PSG-së, Gianluigi Donnarumma.

Në vendin e tretë, sipas zgjedhjes së Buffon, është Manuel Neuer, i katërti portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak, dhe i pesti portieri i Milanit, Mike Maignan, që është edhe surpriza më e madhe në përzgjedhjen e Buffonit.

Ai la jashtë listës portierin e Liverpoolit, Alisson dhe portierin e Manchester Cityt, Ederson.

Buffon është ende aktivisht i përfshirë në futboll dhe aktualisht është anëtar i Parmës. Këtë sezon ai mbrojti në dy ndeshje. Sezonin e kaluar, po ashtu me fanellën e Parmës, ai mbrojti në 26 ndeshje, ndërsa tetë herë mbajti portën e paprekur.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci