Të fundit

Ky është personi që dyshohet se e sulmoi seksualisht alpinisten Mrika Nikçi

Flori Beqiraj, dyshohet të jetë personi që e sulmoi seksualisht alpinisten Mrika Nikçi, mbrëmjen e 27 shtatorit.

Kështu raporton Nacionale duke u thirrur në burime, ndërkaq edhe alpinistja Mrika Nikçi, më herët konfirmoi se inicialet e të dyshuarit janë F.B.

Nikçi ndërkaq, përmes një shkrimi në Facebook tha se sulmuesi F.B, vjen nga një familje e njohur e qyteti të Pejës.

“Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt. Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjarë i juaji”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka deklaruar se i dyshuari është arrestuar sot dhe është dërguar në mbajtje.

“Më datën 27 rreth orës 19:40 policia është informuar për një rast që ka ndodhur në rrugën “Wesley Clark” në Pejë. Ka ndodhë rasti i ngacmimit seksual. Policia ka punuar intesivisht për kapjen e autorit, dhe sot është bërë arrestimi i tij. I njëjti me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, më herët nga Prokuroria kanë konfirmuar se rasti ka ndodhur me datën 27 shtator.

“Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se pas punës intensive me Policinë e Kosovës, ka identifikuar dhe arrestuar një person (me inicialet F.B) i cili dyshohet se me datën 27 shtator të këtij vitit ka sulmuar seksualisht viktimën femër. Pas identifikimit, i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” nga neni 229, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të shqyrtoj mundësin e paraqitjes se kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente dhe gjithashtu lidhur me ketë çështje penale do ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore të Pejës.

Arrestohet i dyshuari për sulmin seksual ndaj Mrika Nikçit

Flet babai i Mrika Nikçit, pret zbardhjen e rastit

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci