Të fundit

Detaje nga rrëmbimi në autostradën Tiranë-Durrës

Abcnews mëson detaje të reja nga rrëmbimi që ndodhi pasditen e 2 tetorit në Durrës. Më herët gazetari Leonidha Musai raportoi se rrëmbimi ndodhi rreth orës 18:00 në afërsi të Maminasit.

Personi që u rrëmbye ka treguar në polici se ishte duke udhëtuar me vëllain me motor në momentin kur një mjet u preu rrugën dhe u përplasën.

Pas përplasjes, motori doli nga rruga dhe dy vëllezërit janë konfliktuar me personat që ndodheshin në automjetin që u preu rrugën. Në konflikt e sipër, personat që ndodheshin në automjet e kanë marrë qytetarin me iniciale I.B në automjet dhe janë larguar.

Megjithatë, pas reagimit të policisë, ata e kanë lënë diku në rrugë personin që rrëmbyen dhe janë larguar. Denoncimi u bë nga vetë I.B dhe vëllai i tij. Tashmë policia po e trajton rastin si heqje të paligjshme të lirisë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci