Modelja dhe ish-banorja e Big Brother Vip, Beniada Nishani më në fund e ka pranuar që është në një lidhje dashurie.
E ftuar në emisionin “E diell” Beniada ka zbuluar pak nga jeta e saj private.
Përgjatë rubrikës me fëmijët në emisionin “E Diell” Beniada është pyetur nëse e ka gjetur princin e saj të kaltër dhe modelja nuk ka ngurruar të përgjigjet.
“Është një djalë simpatik po vetëm simpatik kaq. Nuk mund të them që është as italian as shqiptar pasi është ka udhëtuar shumë edhe… shqiptar. Boll tani”, ka thënë Beniada duke mos dashur të zbulojë më shumë rreth partnerit të saj.
