Të fundit

Misi i Krimesë gjobitet pasi këndoi këngë ukrainase

Autoritetet ruse në Krimenë, e aneksuar nga Rusia nga Ukraina në vitin 2014, kanë gjobitur një mis të rajonit, pasi kishte kënduar një këngë ukrainase, raporton BBC.

Olga Valeyeva u akuzua për diskreditim të Ushtrisë së Rusisë dhe promovim “të simboleve ekstremiste”, pasi në një video u pa ajo duke kënduar një këngë të popullarizuar në mesin e nacionalistëve ukrainas.

Valeyeva, që tha se nuk ishte në dijeni për asocimin e këngës, u gjobit me 40 mijë rubla ruse (rreth 680 euro).

Një grua e dytë që kishte kënduar po ashtu këngën është burgosur për dhjetë ditë. Ministria e Brendshme e Krimesë ka postuar një video ku shihen dy gratë duke kërkuar falje për këngën.

Valeyeva 34-vjeçare ka fituar garën e Miss Krimea 2022 të mbajtur në Sevastopol në fund të majit.

“Unë thjeshtë këndova një këngë ukrainase pa e ditur kuptimin”, ka thënë Valeyeva.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci