Të fundit

Konfiskohen mbi një ton duhan dhe cigare në vlerë të 50 mijë eurove

Dogana e Kosovës sot i ka konfiskuar mbi një ton duhan dhe cigare në një depo në regjionin e Prizrenit.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se pas bastisjes në depo janë gjetur sasi të konsiderueshme të duhanit të grirë si dhe cigareve të paketuara për shitje.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se në këtë depo janë gjetur: 822 kilogramë duhan i grirë;28 pako cigare (1 pako =10kilogramë);Makinë për grirjen e duhanit (1 copë).

Tutje bëhet e ditur se tërë sasia është konfiskuar si dhe vlerësohet se po të arrinte në treg kjo sasi do të shkaktonte dëm mbi 50000 mijë euro. Hetime lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci