Të fundit

Ndryshimet klimatike godasin edhe Shqipërinë

Thatësira e kësaj vere ka qenë e madhe dhe shirat e parë të vjeshtës nuk kanë arritur të mbushin rezervuarin e Pepelit, një zonë buzë kufirit me Greqinë. Situata e ngjashme reflektohet edhe në rreth 75 ujëmbledhësit që ka Qarku i Gjirokastrës.

Dukuritë natyrore si thatësira, zjarret dhe përmbytet janë bërë më të ashpra dhe përballja me to është gjithnjë e më e vështirë, thotë Pano Lula, nënkryetari i Bashkisë së Dropullit.

“Prerja e pyjeve, djegia e kullotave janë një premisë për të bërë më shumë dëme. Njëkohësisht rënia e zjarreve në pyje është shumë e vështirë në terrenin malor për t’i kontrolluar me mjetet dhe logjistikën që kemi si bashki. Duhen patjetër mjete ajrore për fikjen e zjarreve pasi nuk mund të përballohen situata të zjarreve masive gjatë verës me tre mjete ajrore që janë në rang kombëtar”, thotë ai.

Këtë vit një zjarr masiv përfshiu disa nga zonat e kësaj bashkie duke dëmtuar sipërfaqe të mëdha dhe rrezikuar edhe shtëpitë e banorëve, ndërsa përmbytjet sjellin në këtë bashki dëmtime vit pas viti sidomos në infrastrukturë që duan fonde të mëdha për t’u riparuar.

Një nga problemet më të mëdha të bashkive është mirëmbajtja e rezervuarëve si për të përballuar thatësirën në bujqësi, por edhe për të shmangur katastrofat nga përmbytjet në dimër.

Rezervuarët janë ndërtuar kryesisht para 40 vitesh dhe në to ka pasur investime mjaft të kufizuara.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci