Të fundit

Daka akuzon Avokatin e Popullit që s’e çoi në Kushtetuese vendimin e presidentes kundër saj

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, lidhur me vendimin e Avokatit të Popullit i cili ka vendosur që mos ta dërgojë në Kushtetuese shkarkimin e saj nga presidentja Osmani, ka thënë se ky veprim i tij është për të ardhur keq.

E kontaktuar nga Gazeta Online “Paparaci”, Daka ka thënë se Avokati i Popullit nuk ka pasur guxim të ndërmarrë ndonjë hap të tillë që ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e saj, i cili ndodhi më 14 qershor të këtij viti nga shefja e shtetit.

“Është për të ardhur keq që Institucioni që duhet t’i mbrojë të drejtat e njeriut, nuk i mbron dhe përkundër faktit që ka pasur shumë vërejtje edhe opinione që kanë thënë se pa të drejtë jam shkarkuar dhe kjo ka qenë shkelje e kushteteuetes nga Presidentja. Megjithatë Avokati i Popullit siç duket thjeshtë s’ka pasur guxim të ndërmarë ndonjë hapë për ta dërguar në kushtetuese”, deklaroi Daka për Paparacin.

Tutje, ish-kryetarja e KQZ-së u shpreh se tani e vetmja mundësi është që partitë politike përmes deputetëve të tyre në Kuvend ta dërgojnë në Kushtetuese vendimin e Komandantes Supreme të FSK-së, për shkarkimin e saj.

“Unë nuk kam mundësi ta dërgojë , e vetmja mundësi i përket partive politike përmes deputetëve të cilat kanë pritur vendimin e Avokatit të Popullit. Tash ata kanë mundësi ta dërgojnë në Kushtetuese, por nuk e di nëse do ta dërgojnë apo jo dhe përfundimisht nëse e dërgojnë do të dihet nëse ka pasur të drejtë Presidentja apo ajo. Unë e kam pritur vendimin e Avokatit të Popullit, por siç duhet ai s’e ka pasur guximin që ta dërgojë në Kushtetuese”, theksoi mes tjerash Daka.

Më 14 qershor të këtij viti, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e kishte shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e kryetares së KQZ-së me arsyetimin se kryesuesi i KQZ-së duhet të jetë i pavarur.

“Znj. Valdete Daka i ndërpritet mandati si Kryesuese e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. 2. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit”, thuhet mes tjerash në atë vendim.

Osmani atë kohë kishte kërkuar nga Daka që të dorëhiqet nga pozita e saj në KQZ.

Po ashtu, shefja e shtetit i pati thënë Dakës që të dorëhiqet në këmbim të një mirënjohje nga Presidenca, por kjo e fundit e kishte kundërshtuar një gjë të tillë.

Daka është emëruar kryetare e KQZ-së më 27 prill të vitit 2018, nga ish-presidenti Hashim Thaçi, ndërkaq mandati i saj ishte 7-vjeçar dhe i dyti në krye të KQZ-së.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci