Të fundit

“Deputeti me shurdhues”, Tahiri i kundërpërgjigjet Kurtit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti i cili ka pasur disa replika në Kuvendin e Kosovë, raporton Paparaci.

Shefi i qeverisë në një seancë të parlamentit iu drejtuar Tahirit si “deputeti me shurdhues”.

E për këtë, ligjvënësi opozitar u shpreh se Kryeministri e ka një zor të madh.

“Në këtë rast, Kryeministri Kurti e ka një problem të madh. Nuk e di cili është zori i tij që krimet e luftes t’i hetojë deri më 31 dhjetor 1999. Lufta ka përfunduar më 12 qershor”.

Sipas tij, PDK-ja është e qetë por kryeministri Kurti po zhurmon.

“Në mungesë të fakteve, ai vazhdimisht zhurmon, vazhdimisht sulmon. Ne jemi të qetë, duam ta dimë pse dëshiron të hetojë deri në dhjetor 1999. Luftë ka pasur deri më 20 qershor”, deklaroi ai në T7.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci