Dy ditë para ndeshjes, UEFA ka bërë të ditur gjyqtarët e takimit për ndeshjen e dytë mes Ballkanit dhe Sivassporit.
Gjyqtari austriak, Manuel Schuettengruber do ta drejtojë sfidën që do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”, teksa do ta ketë ndihmën e kolegëve Roland Brandner dhe Robert Steinacher.
Gjyqtar i katërt i këtij takimi do të jetë Stefan Ebner.
Sfida mes Ballkanit dhe Sivassporit do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 21:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ballkani ka dalë fitimtar në ballafaqimin e parë kundër Sivassporit, teksa tenton të arrijë rezultat pozitiv edhe të enjten për të përforcuar pozitën e parë në tabelë të Grupit G.
