Të fundit

Eros Grezda e konfirmon lidhjen e re të dashurisë

Futbollisti i njohur, Eros Grezda ka konfirmuar lidhjen e tij të re të dashurisë. Madje, ai ka postuar në Instastory një foto me partneren e tij.

Së fundmi aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman ka ndarë një foto në Instagramin e tij ku duket krah për krah me Eros Grezdën. Krahas imazhit në një nga stadiumet e Stambollit, aktori shkruan: “Njihuni me vëllain tim të ri.”

Tolgahan është partneri i Almeda Abazit, e cila është kushërira e të dashurës së re të Grezdës, Ajselit.

Mesa duket futbollisti shqiptar kalon shumë kohë edhe me të afërmit e partneres, aq sa ka krijuar një lidhje të ngushtë edhe me Sayisman.

Kujtojmë që aktorja dhe moderatorja shqiptare, Almeda prej vitesh jeton në Turqi pranë bashkëshortit të saj të njohur. Edhe Ajsel jeton po atje, ndërsa Grezda luan me skuadrën Manisa të Turqisë.

Më herët Eros i dha fund lidhjes së tij me Oriola Marashin pikërisht për shkak të xhelozisë nga ana e futbollistit.

Grezda ishte ai që përpiqej ta largonte Oriolën nga modelingu, duke sjellë kështu probleme në çift. Gjatë një intervistë për “Sport Magazine”, ai ka treguar se gjithmonë e ka bezdisur ky fakt pasi flitej për lidhjen e tij dhe jo karrierën.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci