Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të pres në takim takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçák.
Takimi do të mbahet sot në oeën 9 e 30.
Kjo është bërë e ditur në një njoftim të qeverisë, pa dhënë më shumë detaje për takimin.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
Nuk është bërë e ditur nëse Kurti e Lajçaku do të mbajnë konferencë për media pas takimit.
Lajçaku herën e fundit në Kosovë ka qenë më 15 shtator.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka paralajmëruar për një takim të mundshëm në tetor mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel, derisa nuk ka dhënë datë se kur do të ndodhë.
