Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka shpërndarë në rrjetin social Instagram një pjesë të fjalimit të kryeministrit të Shipërisë, Edi Rama drejtuar Këshillit të Evropës.
“Më lër të lirë, liberalizimi i vizave”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e postimit duke etiketuar Ramën.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dje (e mërkurë) i është drejtuar Këshillit të Evropës për të kërkuar rishikimin e raportit të Dick Martyt dhe për të shpallur të pabaza akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë.
Mes tjera në fjalën e tij, Rama tha se Shqipëria mbështet pa rezerva kërkesën e Kosovës për t’u bashkuar me Këshillin e Evropës dhe këtë duhet ta bëjnë edhe shtetet e tjera dhe atë sa më parë.
