Të fundit

Ministri Çeku tregon se kur fillon ndërtimi i stadiumi të Ferizajt

Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë thirrje që të mos bëhet propagandë lidhur me ndërtimin e stadiumit të qytetit të Ferizajt.

Ai ka thënë se kanë filluar procedurat për nisjen e studimit të fizibilitetit, për ndërtimin e stadiumit të Ferizajt.

“Jemi në fazën e studimit të fizibilitetit dhe më pas do të fillojë menjëherë ndërtimi i stadiumit, me financim të plotë të Ministrisë së Sportit”, u shpreh ministri Çeku.

Çeku, ka thënë se studimi i fizibilitetit do të jetë në bashkëpunim me komunën e Ferizajt.

Tutje ministri, Qeku u shpreh se me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliun kanë biseduar për ketë temë dhe do të vendosin bashkërisht për specifikat e stadiumit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci