Të fundit

Bislimi i reagon opozitës: Të ndalohet kjo dezinformatë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi i ka quajtur dezinformata deklarimet se Qeveria po i mban paratë në thesar duke mos i shpenzuar ato. Ai ka thënë se këtë vit kanë 0.7% më pak mjete në thesar, krahasuar me vitin 2021, ndërkohë që sipas tij, janë rritur të hyrat buxhetore për 12.1%.

Megjithatë, sipas Bislimit filozofia e qeverisjes nuk duhet të jetë që të shpenzojë çdo mjet që ka por të jetë aftësia për ndërtimin e një strategjie afatgjatë.

“Si rezultat në ditën e sotme të vitit të kaluar në thesarin e Republikës së Kosovës kemi pas mjete në niveli ne 702 milion euro, sot në Thesar kemi 697 milionë euro, kemi mjete më pak se vitin e kaluar. Kemi 0.7% më pak mjete në thesar sesa që kemi pasur në vitin 2021 ndërkohë që të hyrat buxhetore janë rrit për 12.1%. Është mirë me ndalu këtë dezinformatë sepse nuk i kontribuon askujt edhe pse në fakt filozofia e qeverisjes nuk duhet të jetë që kudo që ka një lekë me shpenzu por është aftësia me ndërtu një strategji pak më afatgjatë”, ka thënë ai.

Zëvendëskryeministri i Kosovës ka thënë se rritja në të hyrat buxhetore nga viti i kaluar është 12.1%.

“Situata siç është sot më 14 tetor 2020, të hyrat buxhetore deri më sot kanë qenë 1 miliard e 940 milionë euro ndërkohë që të njëjtën ditë të vitit 2021 të hyrat buxhetore kanë qenë 1 miliard e 739 milionë euro. Rritja në terma absolut është 201 milionë apo 12.1%. Në të njëjtën kohë shpenzimet buxhetore deri në ditën e sotme janë në masën e 1.1 miliardë e 716 milionë euro. Përderisa në të njëjtën ditë të vitit të kaluar shpenzimet buxhetore kanë enë 1 miliard 593 milionë euro. Do të thotë sivjet në krahasim me viti ne kaluar, me vitin ndoshta më të mirë ekonomikisht që ka pasur Kosova janë 123 milionë euro më të mëdha sivjet deri ën ditën e sotme”, ka thënë ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci