Të fundit

Franca do ta ndihmojë Ukrainën me sisteme kundërajrore

Franca do t’i dorëzojë Ukrainës sistemet e raketave kundërajrore me rreze të shkurtër veprimi Crotale, deklaroi ministri francez i Mbrojtjes, Sebastian Lecorne.

Siç raportoi BBC-ja të dielën, ministri francez u shpreh se sistemet do të jenë shumë të dobishme, “veçanërisht kundër dronëve dhe bombardimeve ajrore”.

Sipas tij, Franca i ka 12 bateri të këtyre sistemeve të mbrojtjes ajrore. Ministr nuk specifikoi se sa prej tyre do të dërgohen në Ukrainë.

Lecorne theksoi se Ukraina do të jetë në gjendje t’i vendosë bateritë Crotale brenda dy muajsh, gjatë së cilëve ushtria ukrainase do të stërvitet për t’i përdorë ato.

Pos kësaj, deri në 2 mijë ushtarë të Ukrainës do t’i nënshtrohen trajnimit në njësitë ushtarake franceze. Ata do të trajnohen në luftime, përdorim të pajisjeve franceze dhe për aftësitë të tjera. Ushtria franceze ka trajnuar ukrainas në përdorimin e sistemeve të artilerisë vetëlëvizëse CAESAR, 18 prej të cilave Franca ia dha Ukrainës.

Sipas ministrit francez, Franca po shqyrton mundësinë për t’i furnizuar trupat ukrainase me CAESAR. Parisi zyrtar akordoi një fond prej 100 milionë eurove që do t’i shkojnë Ukrainës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci