Të fundit

Finem së shpejti publikon “diss-in” për Don Xhonin?

Reperi i njohur, Klejdi Dogjani ose ndryshe siç njihet për publikun si Finemi, është një ndër artistët e rinj që ka bërë bujë në industrinë tonë muzikore.

Ai u bë i njohur me këngët e tij rep, ndonëse gjatë rrugës e kemi dëgjuar edhe me balada apo këngë më ritmike.

Bashkëpunimi i tij i fundit ishte “Milano” së bashku me Melinda Ademin. Pa kaluar akoma një muaj nga ky projekt, reperi i ka përveshur mangët dhe këtë herë do të vijë me një këngë më të “rëndë”.

Burime për “Prive” bëjnë me dije se Finem do të sjellë së shpejti një “diss”. Ndonëse nuk u zbuluan më shumë detaje rreth projektit të ri, mendohet se ky do të jetë një dis i hapur për Xhonatan Isufin e njohur si Don Xhoni.

Kujtojmë që një vit më bënë xhiron e rrjetit disa pamje nga një sherr në mes të Tiranës, ku protagonist ishin pikërisht dy reperët, Finem dhe Don Xhoni.

Gjithçka nisi pas një deklarate që Finem bëri në një emision televiziv. Reperi iu përgjigj një pyetje se kush ishte një prej artistëve që sipas tij kishte marrë famë kot dhe ai zgjodhi Don Xhonin. Përplasja vijoi dhe në rrjetet sociale duke u degjeneruar deri në sherr fizik.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci