Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka deklaruar në Twitter se ka vazhduar bisedimet e hapura dhe serioze në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe tha se nevoja është për zgjidhje urgjente.
Lajçak ka shkruar edhe në rrjetin social se çështjet e energjisë dhe targave kanë qenë veçanërisht të rëndësishme në takimin me Vuçiqin sepse nevojiten një zgjidhje urgjente.
“Sot në Beograd vazhdova një diskutim të hapur dhe serioz me presidentin Vuçiq për rrugën e mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve. Energjia dhe targat ishin të larta në agjendën tonë sepse urgjentisht nevojitet një zgjidhje”, ka shkruar Lajçak./Paparaci

