Të fundit

Niko Komani tregon sa kushton stilimi i një VIP-i shqiptar

Stilisti i njohur shqiptar, Niko Komani është mjaft i pëlqyer nga personazhet e njohur të ekranit apo edhe nga artistët të cilët i besojnë atij shpeshherë look-un e tyre në daljet publike, klipet muzikore apo edhe evente të mëdha.

E së fundmi, Niko ishte në një intervistë në emisionin “Breaking” ku tregoi se sa kushton stilimi i një vipi shqiptar.

Niko fillimisht përmendi disa emra me të cilët ka bashkëpunuar prej vitesh, ndërsa veçoi edhe veshjen e Ronela Hajatit në “Eurovision” si shumë të shtrenjtë. I pyetur për shifra, stilisti tha se varet nga projekti që do të realizohet, por nëse flasim me shifra, flasim gjithmonë për mbi “5000-6000.”

Mes të tjerash Niko Komani u pyet edhe në lidhje me planet e tij jashtë kufinjve të Shqipërisë.

“Shumë kërkesa ka patur nga shtete të huaja për bashkëpunim, të paktën nga ata njerëz që unë arrita të njoh dhe të kem kontakt kur isha në Itali por ëndrra ime për tani është që të bëj diçka më të madhe se kaq”- tha Niko.

Kujtojmë se në një intervistë të dhënë disa kohë më parë për “Prive”, Niko u pyet për emrat e artistëve me të cilët do të donte gjithmonë të punonte. Ai veçoi emrat e këngëtarve Tuna Sejdiu dhe Ronela Hajatit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci