Të fundit

“Ky koka njëfarë mosvet” – Haradinaj përplaset me deputetin e VV-së

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka ironizuar me fjalimin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, në Kuvendin e Kosovës.

Haradinaj tha me ironi se nuk ka qenë në dijeni për njerëz me kapacitet intelektual sikurse të Bashës, pasi deputeti i LVV-së akuzoi Haradinajn për mashtrim të qytetarëve në raport me çështjet e gazit amerikan në një fjalim në seancën e kuvendit.

“S’e kom ditë që keni shumë qesi të mençëm në VV. Ua zbulova edhe një! Ky koka njëfarë mosvet. Për besë tash po e kuptoj pse është rezultati në Prizren kësisoj, me këso njerëz”, i tha Haradinaj, Bashës.

Ndërkaq, Basha nuk pritoi t’i kundërpërgjigjej kreut të AAK-së.

“Unë, në krahasim prej teje njëherë e kam kryer fakultetin pastaj kam hyrë në politikë. Ti për krejt mund të më tregosh mua, por jo për mençuri”, tha Basha.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci