Intelektualë të shumtë në Serbi dhe Republikën Serbe, si dhe nga bota e jashtme, kanë nënshkruar një peticion në mbështetje të Millorad Dodikut, të nisur nga portali serb “Fakti”, në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve dhe “përpjekjet për të destabilizuar” Republikën Serbe.
Peticioni-paralajmërimin se “askush nuk mund të ndryshojë dhe anulojë rezultatet e zgjedhjeve” tashmë është nënshkruar nga 129 personalitete “të shquara serbe”.
Peticioni u nënshkrua, ndër të tjera, nga profesori francez i gjeopolitikës Alexis Trud, akademikët serbë Jelena Guskova dhe Darko Tanaskoviq, ish-ministrat e jashtëm të dhe shërbëtorët e Sllobodan Millosheviqit, Vlladislav Jovanoviq dhe Zhivadin Jovanoviq, regjisorët dhe producenti serbofilë Emir Kusturica, Predrag Gaga Antonijeutiq dhe Maksut Maksa Qanoviq, aktori Vuk Kostiq dhe shkrimtarët Slobodan Vlladushiq dhe Vlladimir Kecmanoviq, transmeton Paparaci.
Në mes të nënshkruesve janë edhe shumë historianë, profesorë të tjerë universitarë, shkrimtarë, mjekë, publicistë, senatorë, ambasadorë.
“Ne, të nënshkruarit, të udhëhequr nga dashuria jonë për Republikën Serbe dhe të gjithë qytetarët e saj, me “reputacionin” dhe fjalën tonë i japim mbështetje publike presidentit të sapo zgjedhur të Republikës Serbe, Millorad Dodik, fituesit të zgjedhjeve të 2 tetorit 2022”, pretendohet në tekstin e peticionit.
Nënshkruesit kanë theksuar se i japin mbështetje të qartë “vullnetit të shprehur në mënyrë demokratike” të popullit serb në Republikën Serbe, e drejta e të cilit për të zgjedhur lirisht përfaqësuesit e tyre politikë nuk mund të kundërshtohet, ndryshohet apo anulohet nga askush.
“Nga ana tjetër, ne dënojmë publikisht të gjitha përpjekjet për abuzime dhe veprime të paligjshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bosnjë-Hercegovinës, si dhe mbështetjen për veprime të tilla nga disa aktorë ndërkombëtarë në Bosnje-Hercegovinë, me qëllim të kontestimit të fitores së pakontestueshme të Millorad Dodikut dhe me këtë të futet Republika Serbe dhe populli serb në një gjendje të paqëndrueshmërisë politike dhe ekonomike”, pretendohet tutje në peticion./Paparaci
