Sot është paraparë takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me liderët e partive opozitare.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar opozitën që të takohen të premten, por jo të gjithë do të marrin pjesë.
PDK-ja dhe LDK-ja kanë bërë të ditur se nuk marrin pjesë.
Të dyja këto parti kanë thënë se Kuvendi i Kosovës është vendi ku Kurti mund të diskutojë me ta.
Kurti ka ftuar partitë opozitare për të diskutuar për çështjet e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

