Të fundit

Gjinovci reagon pas shkarkimit të rektorit Sahiti, akuzon Ministrinë e Arsimit

Rron Gjinovci, drejtues i organizatës jo-qeveritare ORCA, ka thënë se përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës kanë bërë pakt me plagjiatorë për shkarkimin e rektorit Naser Sahiti.

Gjinovci ka thënë se për shkarkimin e rektorit duhen gjashtë vota, nga 11 gjithsej në Këshillin Drejtues të UP-së.

Ai ka thënë se shkarkimi i rektorit është bërë në bashkëpunim nga dy grupe brenda Këshillit Drejtues.

“Këshilli Drejtues përbëhet prej 9 anëtarëve, 4 të dërguar nga Ministria dhe 5 nga Senati i UP-së. 5 anëtarët e Senatit e kanë filluar mandatin e tyre para 20 ditësh, më 1 tetor. Në mesin e 5 anëtarëve të dërguar nga Senati më të votuarit e tyre kanë qenë plagjiatori Selim Bezeraj dhe infamozi Rifat Krasniqi”, ka thënë ai.

“Për ta shkarkuar rektorin duhen 6 vota. Pra, as përfaqësuesit e Senatit as ata të Ministrisë nuk mund ta bëjnë këtë pa një bashkëpunim. Kjo tregon që përfaqësuesit e Ministrisë në krye me Altin Sahitin që edhe e drejton këtë Këshill, kanë bërë pakt me selimët dhe rifatët për ta shkarkuar rektorin që denoncon publikisht plagjiaturën”, ka deklaruar Gjinovci.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci