Të fundit

Penalltia e shpëton Dritën nga barazimi

Goli i Besnik Krasniqit i shënuar nga penalltia në minutat e fundit të ndeshjes, i dhuroi skuadrës së Dritës tre pikë të plota përball Ferizajit.

Drita nuk po arrinte ta gjente golin deri në minutën e 93-të kur edhe u akordua penalltia nga gjyqtari, Gramos Shala.

Mbrojtësi i Ferizajit, Donat Hasani shkaktoi ndërhyrje të pa lejuar në Ajzerajn, ndërkaq i saktë nga 11-metërshi u tregua Besnik Krasniqi.

Vendasit ishin në vështirësi pasi nuk po arrinin të gjenin golin dhe një barazim i mundshëm do të rrezikonte seriozisht kreun e tabelës.

Me fitoren e sotme, skuadra e Dritës ka arritur 30 pikë, pesë pikë më shumë se Ballkani në vendin e dytë, me një ndeshje më pak.

Kjo është fitorja e nëntë për Dritën, ndërsa për Ferizajin humbja e shtatë.

Xhiron e radhës Drita do të takohet me Llapin, kurse Ferizaji me Drenicën.

 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci