Të fundit

​Reagimet e analistëve spanjoll kur Interi shënoi ndaj Plzenit

Interi e ka mposhtur Viktoria Plzenin me rezultat 4-0 në “Giuseppe Meazza” duke e siguruar kështu kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Kjo ndeshje është ndjekur me shumë vëmendja edhe në Spanjë pasi rezultati i saj ishte i lidhur drejtëpërdrejtë me fatin e Barcelonës në këtë garë që tashmë pas fitores së Interi, ata janë eliminuar.

Media spanjolle “El Chiringuito TV” e vëzhgoi me shumë vëmendje ndeshjen e Interit kundër Viktoria Plzen dhe fytyrat e analistëve të pranishëm në studio tregonin qartë zhgënjimin e madh që po e merrnin, përcjellë KosovaPress.

Trajneri Xavi Hernandez e thirri skuadrën në “Camp Nou” disa orë më herët, në mënyrë që ata të mund të shikonin ndeshjen dhe të bënin tifo për Viktoria Plzen, ndërsa “El Chiringuito TV” kishte një transmetim të drejtpërdrejtë të ekspertëve të tyre, pasi edhe ata kishin të gjitha shpresat e tyre te skuadra çeke.

Kështu, kur Interi shkoi në pushimin e pjesës së parë me rezultat 2-0 falë golave të Henrikh Mkhitaryan dhe Edin Dzeko, gazetarët e tyre u dëshpëruan.

😞SE ACABA LA ILUSIÓN…

😶@jotajordi13, hundido al ver la Europa League más cerca que nunca.

👉Inter 2-0 Viktoria Plzen

🔴 YT: https://t.co/HUYRiqxepd
🔵 FB: https://t.co/2uhVp7rbND
🟣 TW: https://t.co/D7dqcx24RY pic.twitter.com/NL3G4EQqcI

— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) October 26, 2022

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci