Manchester City ka vazhduar ecurinë e mirë, duke marrë tre pikë tjera të rëndësishme për tu vendosur përkohësisht në krye të tabelës në Premier League.
City shënoi fitore me rezultat minimal 0:1, përball Leicester Cityt.
Golin e fitores për “qytetarët” e shënoi mesfushori belg, Kevin De Bruyne.
De Bruyne shënoi një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 59-të.
Kevin de Bruyne. Take a bow
Unbelievable
— CF Comps (@CF_Compss) October 29, 2022
City ndodhet përkohësisht në krye të tabelës me një pikë më shumë se Arsenali që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
