Të fundit

Rusia akuzon Britaninë se hodhi në erë gazsjellësin e Nord Stream

Ministria e Mbrojtjes në Rusi deklaroi se marina britanike ishte ajo që hodhi në erë gazsjellësin e Nord Stream muajin e kaluar, duke akuzuar drejtpërdrejt në këtë mënyrë një nga vendet kryesore të NATO për këtë akt sabotazhi.

“Sipas informacioneve të siguruara, përfaqësues së njësisë së marinës britanike morën pjesë në planifikimin, organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist në Detin Baltik më 26 shtator kundër gazsjellësve Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2”, shkruhet në njoftim.

Deri në këto momente, nuk ka një kundërpërgjigje nga pala britanike për këto akuza që vijnë nga Kremlini.

Që në momentet e para, Rusia akuzoi perëndimin për përpjekjet për të ndërprerë furnizimin me gaz, por asnjëherë nuk kishte deklaruar se kush ishte përgjegjësi.

Kremlini përsëriste në atë kohë se akuzat se fshihej Rusia pas këtij sulmi ishin pa kuptim, ndërkohë që shprehej se një ndër porositësit mund të ishte dhe Uashingtoni, i cili donte të shiste më shumë gaz të lëngshëm në Europë./A2/

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci