Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u shpreh e pikëlluar nga tragjedia që po shpaloset në Seul, pasi për shkak të një rrëmuje gjatë festimeve të Halloween-it, numri i të vdekurve është rritur në 151.
Ajo tha se “mendimet tona janë me të dashurit e atyre që kanë vdekur dhe me njerëzit e Koresë së Jugut”.
Saddened by the tragedy unfolding in Seoul. Our thoughts are with the loved ones of those who have died and with the people of South Korea.
Wishing a speedy recovery to the injured and strength for the first responders.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 29, 2022
“I urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe forcë për reaguesit e parë”, shkroi shefja e shtetit në llogarinë e saj në Twitter.
Koreja e Jugut shpall periudhë zie kombëtare pas vdekjes së 151 personave në Halloween
