Të fundit

Ylli zhvillon sot ndeshjen e radhës në Evropë

Kampioni i Kosovës në basketboll, Ylli do të zhvillojë sot përballjen e katërt në kuadër të Grupit A të FIBA Europe Cup.

Ylli është mysafirë i skuadrës së Hapoel Galil Elion, ndeshje kjo e cila zhvillohet me fillim nga ora 16:30 në Izrael.

Në përballjen e parë që u zhvillua në Kosovë, Ylli u mposht nga Hapoel Galil Elion me rezultat të thellë 76:93.

Deri tani, Ylli ka një fitore në këtë garë kundër Bamberg, si dhe dy humbje, kurse skuadra izraelite ka regjistruar dy fitore dhe një humbje.

Na ndeshjen tjetër në kuadër të këtij grupi do të përballen dy skuadrat gjermane, Bamerg dhe Niners, ku kjo e fundit ka një fitore dhe dy humbje, krahas Bamberg që ka dy fitore e një humbje.

16:30 Hapoel Galil Elion – Ylli (Jerusalem, Pais Arena)

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci