Të fundit

Vajza e të moshuarës lidhet direkt në televizion, shprehet e tmerruar për rastin

Vajza e të moshuarës e cila është keqtrajtuar nga punëtoret e Qendrës për të Moshuar në Pejë “Orenda”, është shprehur e tronditur për rastin.

Në një linjë direkte me RTV Dukagjini, vajza e të moshuarës është shprehur e tmerruar dhe në një gjendje jo të mirë emocionale.

Telefonin e saj e ka kapur pas pak çasteve, bashkëshorti, i cili ka thënë se me të marrë informatën ka lajmëruar policinë në rajonin e Gjakovës.

“E kam lajmëruar policinë e Gjakovës, siç duket e kanë arrestuar, të shohim tash kush është ajo pse është përdorur ajo dhunë”, ka thënë dhëndri i të moshuarës.

Dy personat e ndaluar për rastin e keqtrajtimit të të moshuarës nga punëtoret e Qendrës për të Moshuar në Pejë “Orenda”, janë vendosur nën hetime nën dyshimin për kryerjen e veprave penale të “sulmit” dhe “ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci