Lajmet e rreme janë lajmet që shqetësojnë më së shumti të famshmit jo vetëm shqiptarë por edhe ata botëror.
Në paraqitje të shumta televizive ata kanë reaguar shpesh ndaj këtij fenomeni duke kërkuar që mediat të kenë kujdes pasi lajmet e tilla sjellin shqetësim te familjarët e tyre dhe fansat.
Së fundmi emri i Stresit u lakua mjaft shumë nëpër mediat rozë duke aluduar se ai kishte pësuar një aksident të rëndë.
Në një video ku shkruhet “Momenti kur Stresi bën aksident tek tunelet e Sillarit në Astir. Akoma nuk dihet gjendja e repistit shqiptar”, ka qarkulluar nëpër rrjetet sociale dhe kjo ka shqetësuar fansat e reperit.
@officialstresi #duet with @bad_felingss hajde qofsha I xhenetit
Padyshim kjo ka rënë në sy edhe të Stresit, i cili përmes rrjeteve sociale ka reaguar.
“U prehsha në paqe!”- ka shkruar ai me ironi, duke përgënjeshtruar të ketë qenë protagonist në video.
Stresi ka pak javë që u kthye në Shqipëri pas 7 muajsh qëndrimi në Londër duke u arratisur nga policia shqiptare pas protestave për vrasjen e Klodian Rashës rreth një vit më parë.
