Të fundit

LDK-ja paralajmëron betejë ligjore për votat e Dragashit

Shefi i Shtabit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Dragash, Qamil Kolloni, e ka kritikuar Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pas anulimit të gjitha votave me postë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në këtë qytet.

Ai ka theksuar se këtë rast ata do ta adresojnë në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

“Mendojmë se PZAP nuk i ka marrë parasysh të gjitha fakteve dhe ka bërë shkelje të votave të lira të qytetarëve. Për shkak se ato vota nga diaspora janë të familjarëve tanë, të cilët janë të gatshëm të vijnë edhe të dëshmojnë edhe në gjykatë, pas marrjes së këtij vendimi ne do t’i drejtohemi gjykatës për të ankimuar këtë vendim të PZAP”, ka thënë Kolloni për Klan Kosovën.

“Gjithsesi, unë mendoj se do të mbledh të gjithë kryesinë dhe do të marrim një vendim të përbashkët nuk do ta njohim rezultatin fare, për faktin se është e dyta herë që Komuna e Dragashit rezultati vendoset në tavolinë dhe nuk vendoset me votën e lirë të qytetarit , prandaj jemi të obliguar ta ruajmë çdo votë të qytetarit”, tha Kolloni.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci