Të fundit

Pushtetarët gjejnë shërim në klinika private, një shtetërore mbyllet për shkak të papastërtisë

Ndonëse presidentja e vendit Vjosa Osmani, kishte deklaruar se kërkesat e qytetarëve mund t’i plotësonte QKUK-ja, këtë të mërkure ajo ka zgjedhur që të operohet në një spital privat.

Suada Qorraj

E dy ditë pas këtij veprimi të presidentes, një gjë jo fort e zakonshme e skandaloze ka ndodhur në njërën nga klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar përkohësisht veprimtarinë e bllokut operativ në Klinikën e Ortopedisë në QKUK. E krejt kjo ka ndodhur për shkak të kushteve të tmerrshme dhe të papastra që kanë mbizotëruar në këtë klinikë.

Kjo klinikë është mbyllur veç një javë pasi u inaugurua nga ud. drejtoresha e SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi.

Siç ka njoftuar zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi, kjo njësi nuk i ka plotësuar kushtet teknike dhe sanitare për të punuar.

“Hapësirat e këtij blloku operativ nuk i plotëson kushtet teknike sanitare dhe higjienike për ushtrim të veprimtarisë si sall operative. Korridori që lidhë bllokun operativë me dhomat është punuar nga materiali qe nuk është higjienik. Disa nga pajisjet janë të vjetruara-dëmtuara dhe koroduara. Dyshemeja është pjesërisht e dëmtuar. Ka mungesë të ujit të ngrohtë rrjedhës.”

“DDD nuk është kryer në të gjitha hapësirat. Nuk ka qen i mirë pastrim gjeneral, i cili do të mundësonte nivel të mirë higjienikë. Për të gjitha këto të gjeturat është njoftuar drejtori i kësaj klinike. I cili njëkohësisht është informuar me ndryshimet të cilat duhet të bëhen për tu arritur niveli i plotësimit të kushteve për lëshim të serishëm në punë”, ka thënë ai për Kosovapress.

Thaçi ka shtuar se kur të plotësohen kushtet dhe të bëhet riinspektimi i tyre mund të jepet leja për lejimin e punës.

Një gjendje e tillë e Klinikës së Ortopedisë, më saktësisht bllokut operativ të saj, sipas gjetjeve të AUV-it, dëshmon se në mesin e këtij skandali, prioritet nuk ishin pacientët.

Kjo sepse një infektimi i pacientëve në ato kushte sanitare është më shumë sesa i mundshëm.

Përderisa qytetarët kosovarë detyrohen të bredhin klinikave që nuk plotësojnë as kushtet minimale sanitare, presidentja e vendit, dy herë nuk u besoi pikërisht këtyre klinikave dhe doktorëve për shërimin e saj.

Ajo zgjodhi Turqinë për t’u operuar për heqjen e kilogramëve të tepërt dhe klinikën privatë së fundmi për heqjen e tëmthit.

E arsyetimi për këtë veprim të Osmanit, sipas Bekim Kupinës, shefit të stafit të presidentes, është se xhaxhai i saj punon në atë klinikë.

Deklaratat e Vjosa Osmanit janë kontradiktore me veprimet e saja, raporton Paparaci.

Ajo në një vizitë disa javë më parë në në një nga klinikat në QKUK kishte deklaruar se kërkesat e qytetarëve janë të realizueshme për trajtim, vetëm se duhet vullnet politik për t’i realizuar ato.

“Shëndetësia nuk është shkencë raketore por janë kërkesa të realizueshme të cilat mund të realizohen kur ka vullnet politik”, deklaronte presidentja Vjosa Osmani.

Kujtojmë se, Qeveria Kurti në pothuajse dy vjet Qeverisje ka ndërruar dy ministra të Shëndetësisë dhe aktualisht është me ushtrues detyre./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci