Istanbulspor janë mposhtur nga skuadra e Giresunspor me rezultat 3:2, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të javës së 12-të në Superligën e Turqisë, përkundër golave të Topallit e Ethemit.
Futbollisti kosovar, Jetmir Topalli shënoi përsëri gol për skuadrën e Istanbulspor, mirëpo goli i tij nuk ndihmoi që skuadra e tij të merrte të paktën një pikë ndaj Giresunspor.
Topalli shënoi në minutën e 87-të të ndeshjes, duke zvogëluar epërsinë e vendasve, por ishte vonë të shënohej edhe një gol tjetër.
Topalli ka asistuar edhe te goli i parë i shënuar nga futbollisti shqiptar, Valon Ethemi.
Skuadra e Istanbulspor ishte me një futbollist më pak nga minuta e 30-të, pasi Mehremic ishte ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë.
Istanbulspor ndodhet në vendin e parafundit në tabelë me vetëm 8 pikë të mbledhura nga 12 xhiro.
Për Toapllin ky ishte goli i tij i tretë këtë sezon me fanellën e Istanbulspor.
