Të fundit

Eriksen rikthehet me Danimarkën për Kupën e Botës

Mesfushori Christian Eriksen është pjesë e ekipit të Danimarkës për Kupën e Botës që do të mbahet në Katar nga data 20 nëntor.

Eriksen i cili pësoi atak kardiak gjatë Euro 2020 në ndeshjen e Danimarkës së tij kundër Finlandës, është një nga 21 lojtarët e thirrur nga trajneri Kasper Hjulmand.

Ai është rikthyer në formën e tij më të mirë përkundër problemeve shëndetësore që kishte duke rifituar vendin e tij në formacion me kombëtaren daneze.

Lista e plotë do të duhet të dorëzohet jo më vonë se të hënën e ardhshme, një ditë para nisjes së skuadrës drejt Katarit.

“Janë 10 deri në 12 lojtarë që konkurrojnë për vendet e fundit. Shumë gjëra mund të ndodhin. Është e pasigurt, por është mënyra e duhur.”-tha Hjulmand.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci