Të fundit

Vjosa Osmani takohet edhe me shefin e AKI-së

Pas takimeve me komandantin e FSK-së dhe ministrin e Mbrojtjes, presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, me të cilin ka biseduar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Në këtë takim, sipas njoftimit nga Presidentca, shefi i AKI-së, Ajeti ka njoftuar Presidenten Osmani për situatën aktuale të sigurisë kombëtare.

“Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e koordinimit të të gjitha institucioneve të sigurisë në vend për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës presidentja Osmani ka pritur në takim edhe Komandantin e FSK-së dhe ministrin e Mbrojtjes, me të zilët gjithashtu ka biseduar për gjendjen e sigurisë në vend, pas zhvillimeve të fundit

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci