Të fundit

Mehaj: Dezinformatë, pjesëtarët serbë nuk kanë dorëzuar dorëheqjet në FSK

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i ka mohuar lajmet se 10 pjestarë serbe të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre.

Sipas tij, janë tre kërkesa për demobilizim që kanë pranuar prej kohësh dhe për të cilat janë duke u ndjekur të gjitha procedurat e rregullta.

“Referuar lajmit të publikuar nga mediumi serb, dhe të cituar edhe nga disa medie vendore, ju informojmë se është dezinformatë”, ka reaguar Mehaj në Facebook.

“Nuk është e vërtetë që kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre 10 pjesëtarë serb të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë tre kërkesa për demobilizim që kemi pranuar prej kohësh dhe për të cilat janë duke u ndjekur të gjitha procedurat e rregullta”.

“Prandaj, deklarimet e tilla publike i shohim më tepër si tendencë e Beogradit zyrtar për të nxitur largimin e pjesëtarëve serb nga institucionet e Republikës së Kosovës, madje, edhe përmes kërcënimeve direkte”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci