Të fundit

Konfirmohet data e nisjes së Abdixhikut për në ShBA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, këtë të diele (13 nëntor) do të udhëtoj për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Abdixhiku në Amerikë do të qëndrojë një javë, raporton Paparaci.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja politike dhe anëtarja e kryesisë së Lidhjes Demokratike (LDK), Sibel Halimi.

“Mund të ju konfirmoj se Kryetari Abdixhiku udhëton këtë të diel për në ShBA, për një vizitë një-javore, me ç’rast ai do të zhvillojë takime të shumta me zyrtarë intitucionalë të shtetit amerikan, senatorë, kongresmenë e shumë personalitete të tjera”, ka deklaruar ajo për Paparacin.

Ndryshe, teksa krerët e opozitës Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi do të udhëtojnë përtej oqeanit, ministrave të Qeverisë Kurti dhe disa kryetarëve komunash i është shtyrë vizita për në tokën e premtuar.

Fjala është për ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri Elbert Krasniqi.

Krahas minsitrave vizita për në ShBA i është shtyrë edhe kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqit. Gjithashtu vizita për në ShBA është shtyrë edhe për kryetarët e Junikut, Pejës, Gjakovës, Deçanit, Gjilanit, Shtimës dhe nënkryetarët e komunës së Prizrenit dhe Vushtrrisë./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci