Cristiano Ronaldo nuk është pjesë e skuadrës së Manchester United që ka udhëtuar drejt Londrës për ndeshjen e nesërme në Premier Ligë kundër Fulhamit.
“Manchester Evening News” ka raportuar se Ronaldo nuk ishte pjesë e skuadrës që ka udhëtuar drejt Londrës, pasi që ai ka munguar sot në stërvitjet e United në “Carrington”.
Superylli portugez mungoi në fitoren 4:2 të United kundër Aston Villas në Carabao Cup për shkak të sëmundjes, dhe si duket Ronaldo nuk do të jetë pjesë e skuadrës as për ndeshjen e nesërme, raporton KosovaPress.
37 vjeçari ishte titullarë në katër ndeshjet e fundit para fitores në Carabao Cup kundër Aston Villas, ndërsa trajneri Erik Ten Hag nuk ishte i sigurt nëse Ronaldo do t’i rikthehej aksionit nesër kundër Fulham.
Mungesa e tij nesër në ndeshjen e Premier Ligës do të jetë ndeshja e tij e parë që Ronaldo nuk mund të paraqitet që prej se ishte përjashtuar nga skuadra për largimin nga stadiumi në fitoren kundër Tottenhamit në muajin e kaluar.
