Këngëtarja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun, Dafina Zeqiri ka reaguar e revoltuar pas një ngjarje që ka ndodhur së fundmi në Tiranë.
Një grua nuk ka ndaluar te vijat e bardha dhe ka përplasur një qytetar i cili po kalonte rrugës.
Goditja ka qenë e lehtë por sipas videos që po qarkullon në rrjetet sociale shihet se gruaja nuk ka ndaluar me kaq, por ka zbritur nga makina dhe e ka goditur qytetarin.
Teksa ka ripostuar ngjarjen në rrjetin social Instagram, Dafina ka shkruar:
“Pse gjithë ky agresivitet? Pse kaq nervoz për çfarë arsye? Ku na humbi respekti dhe mirëkuptimi për njëri-tjetrin? Çfarë po na ndodh?”

