Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, njoftoi se në takim me kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.
Ajo tha se dy shtetet tona mbeten partnere të besueshme dhe të përkushtuara për t’i forcuar raportet bilaterale, të udhëhequra nga vizioni ynë i përbashkët për një Evropë më paqësore, më demokratike dhe më të sigurt.
“Kosova i është mirënjohëse Austrisë për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin tonë euroatlantik, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare”, shkroi shefja e shtetit në Facebook.
