Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli e ka kritikuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara, e cila sipas saj e ka lënë Kosovën prapa në qasjen ndaj fondeve të organizatës.
Deputetja Pacolli ka thënë se Kosova është shtet i cili nuk mund të merret me çështjet klimatike pa mbështetjen e organizatave të jashtme, e sidomos të OKB-së.
“OKB po e lë Kosovën mbrapa duke ia pamundësuar qasjen në fonde, Kosova nuk duhet të lihet mbrapa për ndryshimet klimatike”, ka thënë ajo. “Nuk mund të merremi me çështje mjedisore pa mbështetje nga organizatat e huaja”.
Pacolli është avokuese ndaj politikave të gjelbra për mjedisin dhe ambientin.
