Të fundit

Vdes në moshën 28 – vjeçare këngëtari i njohur

Këngëtari i R&B Brandon Smyth, i njohur me emrin e artit si B. Smyth ka ndërruar jetë në moshën 28 vjeçare.

Lajmin e trishtë e konfirmoi vëllai i këngëtarit përmes një postimi teksa shkroi se artisti “ka ndërruar jetë nga dështimi i frymëmarrjes pas një beteje të gjatë me fibrozën pulmonare”.

B. Smyth e filloi karrierën duke publikuar cover-a përpara se të nënshkruante me Motown Records dhe të publikonte këngë me artistë si 2Chainz dhe Future.

Brandon, i lindur në Florida, së pari fitoi vëmendjen duke ngarkuar versione të këngëve nga artistë si Michael Jackson dhe Frank Ocean.

Ai njihet më së shumti për hitet “Win ​​Win” dhe “Twerkaholic”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci