Të dielën ka pasur vërshime në disa qytete të Kosovës për shkak të reshjeve të shumta të shiut.
Në mesin e tyre është edhe Komuna e Skenderajt, ku një shtëpi në fshatin Llaushë është vërshuar nga shiu.
Një qytetar ka dërguar disa pamje në adresën e Paparacit, ku shihet se dëmet janë të mëdha që u shkaktuan brenda kësaj shtëpie.
Sipas tij, e njëjta familje është e bllokuar dhe izoluar duke mos pasur mundësi që të dalin apo të hynë që të furnizohen me gjëra ushqimore.







Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se FSK-ja është e gatshme për të ndërhyrë që t’iu dalë në ndihmë qytetarëve.
Ai tha se autoritetet zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren.
“Pas reshjeve të mëdha që shkaktuan edhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren. FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”, shkroi ai në Facebook.
