Kur kanë mbetur edhe një orë deri në fillimin e takimit të parë në kuadër të Kupës së Botës, ka filluar ceremonia hapëse e kësaj gare.
Në stadiumin “Al Bayt Stadium” me një kapacitet prej 60 mijë personave ka filluar ceremonia hapës nën udhëheqjen e aktorit të njohur, Morgan Freeman.
Trofeu i çmuar i Kupës së Botës është prezantuar në stadium nga legjenda franceze, Marcel Desailly.

Ceremonia hapëse do të vazhdojë rreth 30 minuta, derisa me fillim nga ora 17:00 do të zhvillohet ndeshja e parë e Botërorit, Katar-Ekuador.
I gjithë Kampionati Botëror do të transmetohet direkt dhe ekskluzivisht në Radio Televizionin e Kosovës.
