Policia e Kosovës në një njoftim për media ka raportuar se janë arrestuar dy persona në Viti, pasi kanë pranuar një ankesë nga një bankë në këtë qytet, se me datë 14.10.2022 janë deponuar 100 euro të falsifikuara.
Pas një pune të organizuar, Njesiti i Hetimeve në Viti kanë arritur të arrestojnë të dyshuarit E.SH (2004) dhe E.S. (2000), nën dyshimin se në bashkëveprim kanë deponuar bankënota të falsifikuara në bankë.
Në momentin e arrestimit të tyre janë gjetur edhe 2 bankënota të vlerës 100 euro që poashtu dyshohet të jenë të falsifikuara.
“Dy të dyshuarit me 22.11.2022 janë lokalizuar dhe arrestuar nga ana e zyrtarëve policorë tek të cilët në momentin e arrestimit janë gjetur edhe dy bankënota të vlerës njëqind (100) euro të dyshuara si të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të ngritet kallëzim penal për veprën “Falsifikim i parasë.
Rasti do të dërgohet në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

