Një video po qarkullon në rrjetet sociale ku, Rita Ora, shihet duke e vizituar një piceri në Düsseldorf, që siç duket është në pronësi të disa kosovarëve.
Këngëtarja me famë botërore dëgjohet duke thënë se “Shqiptarët bëjnë më së miri pica dhe gjithçka tjetër”, dhe më pas vazhdon të flasë shqip me punëtorët dhe duke u fotografuar me ta.
Thjeshtësia, Ritën e ndjekë kudo dhe është kënaqësi kur e shohim se nuk ngurron t’i përkrahë edhe bizneset e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në mërgim.
View this post on Instagram
